English

Emigrantët e izoluar, 7 persona të tjerë kalojnë kufirin e Kapshticës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht urdhrit se personat rezidentë jashtë vendit nuk do të lejohen të kalojne kufirin, sot të tjerë shtetas shqiptar mbërriten ne piken kufitare të Kapshticës. 7 prej tyre pas disa orësh pritje janë shoqëruar në hotelin, ku janë izoluar edhe 27 shqiptarët e ardhur një ditë më parë.

- Advertisement -

Gazetari i Euroneës Albania, Xhensil Shekmbi kontaktoi në linjë telefonike me një prej personave që ndodhet në izolim.

Personi, i cili ishte një ndër të ardhurit nga grupi i sotshëm, thotë se së bashku me babain e tij kanë pritur në tokë neutrale për 4 orë dhe tani po qëndrojnë të dy në një dhomë. 

Megjithatë një prej qytetarëve ka shfaqur probleme shëndetësore, dhe ka marre menjëherë ndihmën mjekësore.

Një kontrolli rutinë i janë nënshtruar të gjithë qytetarët e izoluar, por autoritetet shëndestesore thanë se nuk është bërë asnjë test për COVID-19.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?