English

Emigrantët, vihet në rrezik marrëveshja Turqi-BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kriza që po krijohet me emigrantët në kufijtë e Greqisë është një sfidë e re për Europën, në lidhje me çështjen delikate të emigrimit. Deri tani, Brukseli e ka mbrojtur qëndrimin e ashpër të Athinës.

- Advertisement -

Sigurisht, është një situatë shumë serioze dhe Greqisë i duhet gjithë mbështetja nga BE-ja, nga Komisioni dhe nga vendet anëtare”, tha Ilva Johanson, Komisionere e Çështjeve të Brendshme.

Presidentët e Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe Parlamentit Europian do të udhëtojnë këtë të martë në Greqi dhe këtë javë do të organizojnë një takim me ministrin e brendshëm që të bashkërendojnë punën për sa i përket përgjigjes ndaj emigrantëve.

Por Europa ka një tjetër sfidë tani, të ardhmen e marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë në lidhje me ndalimin e emigrantëve.

“E pranoj që Turqia është në situatë të vështirë, por ajo që po shohim tani nuk mund të jetë zgjidhja që ofron Turqia”, tha për gazetarët presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Për këtë arsye, do të nisim një dialog më intensive me Turqinë”, shtoi ajo, ndërkohë që ministrat e jashtëm të BE-së priten ta diskutojnë këtë të premte reagimin e bllokut ndaj krizës.  

Por cilat janë rrugëzgjidhjet për Europën? Ish diplomati Mark Pierini, thotë se nuk duket se ka ndonjë alternativë tjetër përveç bashkëpunimit me Turqinë.

“Marrëveshja e nënshkruar në mars të vitit 2016 është e dëmtuar rëndë. Grekët thonë se nuk duan të procedojnë rikthime të tjera azilantësh, ndërsa turqit thonë se marrëveshja është ende e vlefshme. Por ata duan diçka më shumë. Pra, marrëveshja është në rrezik tani, por s’ka arsye që ta braktisim, sepse situata i sirianëve në Turqi është e rëndë dhe duhen ndihmuar”, tha ai.

Edhe pse Turqia mund ta ketë krijuar këtë krizë për përfitime në vendin e saj, Ankaraja duhet të ule në tryezën e negociatave, pasi nuk e përballon dot një shkëputje ekonomike nga BE-ja.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?