Euronews Albania ka siguruar emrat e tre personave të cilët u shpallën në kërkim për organizimin dhe pjesëmarrjen në atentatin e dështuar në Berat.
Bëhet me dije se ata janë shtetasit shtetasit Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora.
Të tre këta persona ishin nisur mbrëmjen e djeshme për të ekzekutuar një persona. Në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre dhe të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.
Uniformat blu kanë gjetur mjetin me të cilin ishte planifikuar të kryej krimi. Bëhet me dije se janë sekuestruar 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi.
Policia vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në organizimin e këtij atentati.
LEXO GJITHASHTU:
- EMRAT| Kush janë personat e shpallur në kërkim për atentatin e dështuar në Berat
- Përndoqi dhe i mori para 24-vjeçares, e “pëson” i riu në Elbasan
- Arrestohet 20-vjeçari i dehur në Elbasan, u përplas me murin e shtëpisë