English

EMRAT| Mashtrim me fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 4 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë mashtrimi që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 45.5 milionë lekësh.

- Advertisement -

Sipas prokurorisë, 4 të pandehurit Serxho Mahmutaj, Zenel Ruzaj, Endi Stafa dhe Panajot Kosta akuzohen se kanë krijuar kompani fiktive importi në emër të personave të ndryshëm për të ndihmuar tregtarë të tjerë në shmangien e detyrimeve tatimore, kundër ligjit.

Hetimet zbuluan se kompania ishte regjistruar në emër të tre shtetasve, por veprimet reale i kryente shtetasi me iniciale Serxho Mahmutaj i cili përfitonte drejtpërdrejt. Kompanitë e krijuara, të njohura si “NIPT-e shëtitës”, shërbenin për të rritur shpenzimet fiktive dhe për të ulur tatim-fitimin.

Në total, këto kompani kanë realizuar një qarkullim prej rreth 303 milionë lekësh, ndërsa dëmi ndaj buxhetit të shtetit përllogaritet në mbi 45 milionë lekë.

Për 4 të përfshirët rëndon akuza për veprat penale të: Mashtrimit; Fshehje të ardhurave në bashkëpunim; Moskallëzim krimi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?