English

EMRAT| U kapën me qindra doza kanabisi në makinë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona të cilët qarkullonin me një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruar qindra doza lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

- Advertisement -

Në kuadër të operacionit të koduar “Start-Smart”, u vunë në pranga shtetasit Martin Përvathi, 29 vjeç dhe Amarildo Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në qytetin e Lezhës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve procedurale janë ushtruar kontrolle në banesën e shtetasit M. P., ku u gjetën 323 doza kanabisi, dhe në banesën e shtetasit A. Gj., ku u gjetën 18 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit P. P., 60 vjeç (babai i shtetasit M. P.) dhe A. Gj., 24 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit A. Gj.).

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Gj., 66 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi iu gjetën në banesë, një armë gjahu dhe municion luftarak, që i mbante pa leje;

D. F., 36 vjeç, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi iu gjetën në banesë, 5050 euro dhe 513 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?