Agustin Lleshi, 51-vjeçar i lindur në Lezhë është ekstraduar këtë të diel nga Zagrebi për në Shqipëri.
Ky person rezulton i dënuar më herët me burg nga gjykata e Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lleshi dyshohet se në vitin 2023 ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.
Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari i shpallur në kërkim
- Në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ekstradohet nga Holanda 30-vjeçari