Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe 3 të tjerë janë plagosur në një përplasje të armatosur në Francë 4 ditë më parë.
Mediat franceze shkruajnë se ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Teisseire të Grenoble, të dielën, ku një person që lëvizte me një skuter elektrik ka zbrazur karikatorn e pistoletës mbi një grup prej tre shtetasish shqiptarë.
Viktimë nga ngjarja ka mbetur Ylli Bezhani 47 vjeç, i cili ka marrë 5 plumba në trup.
I biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç, së bashku me një tjetër shqiptar mbetën të plagosur rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emrat|E rëndë në Konispol, burri ekzekuton gruan me sëpatë, më pas vritet nga i biri
- Ekzekutohet shqiptari që vrau policin serb