English

EMRI| I dënuar me 3 vite e gjysmë burg për drogë, arrestohet 45-vjeçari në kërkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, për prodhimin e lëndëve narkotike është arrestuar këtë të enjte nga policia e Beratit.

- Advertisement -

Personi i arrestuar është shtetasi Marjus Marini i cili rezulton i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Berat, lokalizuan në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale ;Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?