English

EMRI| I vuri zjarrin stallës pas sherrit me kushëririn, arrestohet 25-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Kavajës arrestoi një 25-vjeçar i cili i vuri zjarrin një stalle bagëtish pas konfliktit për motive të dobëta me kushëririn.

- Advertisement -

Në pranga u vu shtetasi Edison Ajazi, 25 vjeç, banues në Golem.

Ky shtetas dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta. Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?