English

EMRI| Kush është i plagosuri me armë zjarri për motive xhelozie në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Alfred Marku është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobta në Tale të Lezhës.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se Marku është banues në Zajmen të Lezhës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive xhelozie, ndërkohë që për shkak të hetimit nuk janë dhënë detaje shtesë.

Autori, 30-vjeçari me inicialet E.L, është larguar me makinë drejt autostradës pas sulmit, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç, pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?