Një shtetase shqiptare është mbytur në det në zonën e Artemisës në Greqi.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se viktima është Flutura Bregu e datëlindes 28.07.1968.
Po ashtu bëhet me dije se ajo kishte shkuar në plazh vetëm, e pashoqëruar nga persona të tjerë.
Besohet se shkak i mbytjes së saj të kenë qenë dallgët e shumta në det dhe uji i turbullt.
Bregu është gjetur pa ndjenja në det dhe roja bregdetare i ka dhënë ndihmën e parë, por ajo nuk mundi të mbijetojë.
Më pas janë njoftuar familjarët e viktimës dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
- Osmani takon Mitsotakis: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi, dobi për rajonin
- I nxehti ‘djeg’ Evropën|Temperatura përvëluese në Greqi, Kroaci e Rumani. Ka viktima