English

EMRI| Qëlloi në ajër me armë zjarri në gjendje të dehur, arrestohet 34-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar Muharrem Petin, 34 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij dhe më pas e hodhi armën në një lumë në zonën e Laknasit.

- Advertisement -

Ngjarja ndodhi pas mesnatës në rrugën “Xhorxh Bush”, ku sipas policisë, 34-vjeçari ka përdorur një pistoletë për të qwlluar disa herë në ajër. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur dëmtime.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke organizuar një operacion të shpejtë që çoi në kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Automjeti i përdorur nga Muharrem Peti  është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit të hedhur në lumë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?