English

EMRI| U përplas me trafikndarësen, drejtuesi i motorit në spital

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër aksident  me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Maliq – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës.

- Advertisement -

Një motoçiklist me emrin Sokrat Shkëmbi rreth të 60-ave ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas mjeti dyrrotak i ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, përplasje e fortë e cila ka sjellë dhe “fluturimin” për më shumë se 10 metra për të përfunduar poshtë kanalit te rrugës kryesore ndërkohë që motori ka ikur zvarrë në mes të rrugës.

Megjithëse me drejtuesi i mjetit ka qenë më një skafandër jo funksionale ka marrë plagë të shumta në kokë dhe trup, duke rënduar shume situatën shëndetësore të tij.

Burime spitalore janë të rezervuara për gjendjen e të aksidentuarit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet.

Sipas ekspertëve dy janë arsyet, shpejtësia tej normave të lejuara si dhe konsumimi i alkoolit nga ana e motoçiklistit.

Ditën e sotme ky është aksidenti i tretë në rrugën nacionale Zotilan – Bulgarec, i pari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, me vone ne kryqëzimin e Maliqit dhe ky i pasdites së sotme në afërsi të fshatit Bulgarec. Të tre këto aksidente janë më dëmtime shumë të rëndë, njeri është nisur me helikopter drejt Traumës për mjekim më të specializuar.

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?