Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një punonjës policie të shpallur në kërkim, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
Sipas burimeve për Euroneës Albania, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Briken Tereziu, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po ashtu bëhet me dije se masa e arrestit ndaj tij u vendos pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, përmes të cilave u bë e mundur sigurimi i provave dhe fakteve për implikimin e tyre në veprimtari kriminale.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar një punonjës policie të shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”.
Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale.
#Vetepastrim
#08009090AMP
LEXONI GJITHASHTU:
- U arrestua nga AMP, përjashtohet nga Policia e Shtetit oficeri i krimeve në Tiranë
- Pse ylli i Spanjës nuk mund të luajë një ndeshje të plotë në Kampionatin Evropian