English

Ëndrra e thyer e Mexhit Haxhiut, futbollisti i talentuar që “u dogj” nga regjimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Talentet e viteve 60-70’ në futboll ishin të shumtë, por regjimi komunist përveçse nuk i mbështeste, por i fuste në sitë për të gjetur “njolla në biografi” me qëllim denigrimin e tyre.

- Advertisement -

I tillë ishte edhe Mexhit Haxhiu nga Vlora, që dikur ishte një ndër talentet e kohës. Ai ishte vetëm 20 vjeç kur nisi të luante te Partizani. Brohorima e tifozëve e karikonte Haxhiun, i cili sot edhe pse 80- vjeç, i kujton ato çaste me nostalgji.

“Fjala ‘gol’ uturinte në gojën e tifozëve dhe mua më ngrinte si katapult përpjetë, e habitshme, dhe më e bukura ishte kur unë pastaj e shoqëroja me golin tjetër”, kujton ai.

Mexhiti ruan edhe kujtime të bukura nga ajo kohë. Për të, shtysa më e madhe ka qenë trajneri i skuadrës ku luante.

“Trajnerët e mi të parë kanë qenë Vasillaq Ndini, ishte një metodist i mrekullueshëm”, tregon Mexhiti.

Edhe pse regjimi shpesh e pengonte të shpaloste vlerat në fushën e blertë, këmbëngulja ishte një ndër veçoritë e tij. Falë punës së palodhur arrit të futej në Kombëtaren e futbollit, por një karton i kuq jashtë fushe nga regjimi i kohës bëri që më shumë të punonte me detyrim se të luante futboll.

“Arsyeja politike e kohës ndikonte negativisht, aq sa në një periudhë të caktuar mua më largojnë nga sporti, dhe që atë ditë unë ikja dhe stërvitesha në plazhin e vjetër. Aty me skelarët që ishin dashamirës të futbollit ç’kishin dhe dëshirën e madhe të luanin me një ish futbollist, Mexhit më thotë, të ka djegur ajo kolloqifja luftë e klasave”, thotë ai.

Mexhiti ka botuar edhe një libër të titulluar “Kartoni i kuq…”, një dokument historik mbi jetën dhe aktivitetin e tij, ku shpalosen të gjithë vështirësitë në rrugën sportive për shkak të përndjekjes në kohën e komunizmit. Përpos të gjitha vështirësive ai arrit të shpallej “Futbollist i Shekullit”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Qytetit të Vlorës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?