English

Epopeja e UÇK-së, Kosova përkujton 22-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve në Prekaz

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke nisur nga sot, për tri ditë në Kosovë shënohet 22-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë.

- Advertisement -

Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.

Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari. Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Kosovë vlerësohet si kthesë e madhe qe i dha zgjidhje çështjes së Kosovës.

Në programin për datën 5 mars është parashikuar që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, ndërkohë në orën 09:00 do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishmëve do t’u drejtohet Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti.

Gjithashu në shenjë nderimi të sakrificës së Jasharëve, priten të zhvillohen seanca solemne në Kuvendet Komunale.

Mësohet se gjatë seancave solemne është parashikuar mbjellja e 59 fidanëve nga zyrtarët e komunave dhe nxënësit e shkollave.

Në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari” bëhet parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, ndërsa trupave të FSK-së do t’iu drejtohen me fjalë rasti Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues nga familja Jashari.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?