English

“Erdhën me tymuese e me karrige”, Çuçi: Sot miratuam buxheti historik, opozita…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha për mediat se e vetmja e re për shqiptarët në këtë seancë është se është miratuar buxheti më i madh historik.

- Advertisement -

Ai tha se nuk ka asgjë të re në sjelljen e deputetë ve opozitarë, të cilët sipas tij e kanë hequr fokusin nga shqiptarët dhe e kanë te lufta e brendshme e tyre.

“Karrige të hedhura, me asgjë të re sa i takon sjelljes së tyre në parlament, e vetmja gjë e re që shqiptarët duhet të kenë në mendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre viteve.

Janë 7 miliardë euro, që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Më vjen keq që lufta e brendshme në Partinë Demokratike në këtë situatë ku ndodhet opozita, ka bërë që ata ta shkëpusin fare mendjen nga shqiptarët.

Sot ata duhet të flisnin me alternativa, jo me tymuese. Ne sot pamë të njëjtin skenarë që besoj se shqiptarë duan ta shikojnë, pasi ata duan alternativa. Shqiptarëve duhet t’u ngelet në mendje që sot hapi dyert buxheti më i madh ndonjëherë. Ne nuk na intereson fare lufta e brendshme e Partisë Demokratike”,-tha Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?