English

Erdoğan kundër planit të paqes së prezantuar nga Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është shprehur kundër planit të paqes në Lindjen e Mesme, i cili u prezantua nga presidenti i Shteteve të Bashkshuara të Amerikës, z. Donald Trump.

- Advertisement -

Kreu i shtetit turk ka shprehur pakënaqësi edhe ndaj Izraelit. Sipas Erdoğan plani i paraqitur nga të dyja vendet ka për qëllim shkatërrimin e Palestinës dhe të Jeruzalemit.

Ai ka thënë se Izraeli me planin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të aneksojë Jeruzalemin.

“Sytë e shtypësit nuk mjaftohen kurrë me gjak as me mall. Sytë e Izraelit nuk janë të kënaqur.

Më në fund, me mbështetjen e administratës amerikane, ai përpiqet të zbatojë një plan që nënkupton aneksimin e Jeruzalemit dhe të tokave të tjera të okupuara palestineze, në të cilat Izraeli insiston”, është shprehur Recep Tayyip Erdoğan.

Në mbledhjen e organizuar me përfaqësuesit e provincave, Erdoğan bëri të qartë se çelësi i paqes botërore është Jerusalemi.

“Plani i paraqitur nga këto dy vende si zgjidhje, parashikon shkatërrimin e Palestinës dhe të Jeruzalemit dhe ne si Turqi nuk mund ta pranojmë kurrsesi këtë”, ka shtuar kreu i Turqisë.

Erdogani e vazhdoi deklaratën e tij duke theksuar se me shkatërrimin e Jeruzalemit e gjithë bota do të ngelet nën të.

Ai theksoi se të gjithë ata që e inkurajojnë Izraelin në pamje të popullit të shtypur popullin  palestinez është përgjegjës për pasojat.

Presidenti Erdogan tha se ai do të takohet me Presidentin Palestinez Mahmut Abbas dhe me Presidentin e Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniye dhe do të vlerësojë këto çështje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?