English

Erdogan: Ushtarët grekë vranë dy emigrantë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti turk Erdogan tha se ushtarët grekë kanë vrarë dy emigrantë në kufi këtë të hënë, dhe kanë plagosur shumë të tjerë.

- Advertisement -

Më shumë se 1000 emigrantë, kryesisht nga Siria dhe vende të Lindjes së Mesme e Aganistanit, kanë shkuar te kufijtë e Turqisë me BE-në, në Greqi e Bullgari, pasi Ankaraja deklaroi se nuk do t’ua pengonte më rrugëtimin.

“Në fakt, ushtarët grekë kanë vrarë dy emigrantë dhe kanë plagosur rëndë një të tretë sot. Ka një arsye që sot janë me mijëra në derën e tyre. Fatkeqësisht, BE-ja nuk e mbajti premtimin”, tha Erdogan.

“Mbi të gjitha, vrasja e dy emigrantëve, e kryer nga ushtarët grekë, e ka ndikuar këtë proces negativisht’, shtoi presidenti i Turqisë.

Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë greke, tha se trupat greke nuk kanë qëlluar me armë zjarri kundër individëve që kanë hyrë në vend ilegalisht.

Turqia, e cila mban që tani rreth 3.7 miliona sirianë, pret një valë tjetër prej 1 milionë të tjrësh, pas shtimit të luftimeve në Siri.

Emigrantët që po vijnë nga Turqia po përpiqen të futen në territorin e BE-së nëpërmjet Greqisë, duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme, nga deti e nga toka.

Fatkeqësisht, një varkë që është përmbysur dje ka shkaktuar vdekjen e një fëmije.

Një video që u shfaq nga mediat turke tregonte se si autroitetet greke godisnin varkat e emigrantëve me shufra hekuri ose i shtynin me anije drejt ujërave turke.

Greqia ka njoftuar se të gjitha procedurat e kërkimit të azilit do të pezullohen për një muaj, masë që është quajtur nga ekspertët si shkelje e ligjeve të BE-së.

Dyndja e emigrantëve nisi pasi Turqia vendosi se nuk do t’i pengonte më refugjatët të vazhdonin udhën drejt BE-së, ku duan të kërkojnë azil.

Presidenti turk, Erdogan, e mori këtë vendim pasi trupat e Asadit në Siri, të mbështetur nga Rusia, ndërmorën një sulm në Idlib duke vrarë 33 ushtarë turq.  

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se e kupton që presidenti turk priste më shumë ndihmë nga BE-ja për krizën e refugjatëve, por shtoi se ai nuk duhet t’i përdorë ata njerëz për ta shprehur këtë pakënaqësi.

 “E kuptoj që Turqia po përballet me një sfidë të madhe në lidhje me Idlibin”, tha Merkel për gazetarët. “Por është e papranueshme që ta bësh këtë në kurriz të emigrantëve”.

Kancelarja gjermani shtoi se BE dhe Turqia duhet të rifillojnë bisedimet në lidhje me marrëveshjen për refugjatët, dhe se Gjermania ishte e hapur ta mbështeste Turqinë në këtë diskutim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?