English

“ERE, vegël e Ramës”, PD: Nuk ka krizë energjie, prodhuam më shumë nga sa konsumuam

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike akuzon Entin Rregullator të Energjisë që është kthyer në një vegël të Qeverisë së Edi Ramës me vendimin për të rritur energjinë mbi fashën 800 kilovat.

- Advertisement -

“Enti Rregullator i Energjisë, në shkelje të plotë të ligjeve të vendit është kthyer nga një institucion i pavarur, në një vegël të qeverisë Rama dhe mafies së energjisë elektrike. Proçedura për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është e paligjshme dhe e pa konsultuar me grupet e interesit. Edhe sikur të ishte ndjekur procedura me përpikmëri, rrethanat nuk e justifikojnë rritjen e saj”- tha Lisandër Hoxha.

Qeveria thotë se kjo fashë prek maksimumi 60 mijë abonentë familjarë. Por, PD thotë se shifra është shumë herë më e lartë.

“Sipas ekspertëve tanë do të preken nga çmimi i ri prej 44 leke/kë pa TVSH së paku 161 mijë abonentë familjarë. Kjo barrë është e papërballueshme për shqiptarët”- shtoi ai.

PD thotë se nga përllogaritja e ekspertëve të saj rezulton se në tetëmujorin e parë të këtij viti prodhimi vendas i energjisë ka qenë më i lartë se nevojat e konsumatorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?