English

Ervin Bushati: Duhet t’u jepet përparësi atyre që janë më në nevojë, qiramarrësve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me nje akt normativ, të bërë publik një ditë më parë do të ndalohen pagesat e qirave për bizneset e vogla dhe familjarët e regjistruar në punë, të cilët kanë ndaluar punën për shkak të situatës në vend. Kush ka humbur punën në të zezë mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin. Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve, ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse.

- Advertisement -

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka treguar se këto masa janë të domosdoshme të merren në Shqipëri më shumë se kudo tjetër.

“Globi sot ka një armik të përbashkët, ndonëse të padukshëm, jo më pak real. Për këtë arsye të gjithë masat që po merren janë të sinkronizuara. Ato vende që kanë nisur të marrin masa më shpejtë kanë pasur më pak viktima. Sot ka një diskutim të gjerë në çdo vend të botës rreth këtyre pyetjeve: Sa do të vazhdojë? Cilat do të jenë ndikimet në ekonomi? Dhe sa jemi të gatshëm ne sot për të zvogëluar numrin e viktimave, por edhe për të minimizuar humbjet në ekonomi. Masat që po ndërmerren nuk është se janë shpikur në Shqipëri. Një masë e tillë është ndërmarrë në shumë shtete të Europës, si dhe në shtetin e New York në Amerikë, i cili është kryeqendra e financave të botës, ku ndalohet qiradhënësit që të nxjerrin për 90 ditë qiramarrësit nga banesat”, tha deputeti i Partisë Socialiste.

Bushati shtoi se kjo masë është ndërmarrë në kushte të paprecedenta që nuk do të dëshironte ta ndërmerrte asnjë politikan, i asnjë shteti

“Ne funksionojmë si shoqëri, ekonomia jonë dhe biznesi nuk do të funksiononte nëqoftëse ne nuk do të kishim qytetarë dhe konsumatorë të shëndetshëm. Në rradhë të parë duhet të ruajmë këtë zinxhir të shoqërisë sonë që patjetër është aq vulnerabël, aq i prekshëm sa dhe hallka më e dobët. Nëse këputet një hallkë, këputet i gjithë zinxhiri dhe hallka më e dobët janë sot njerëzit në nevojë. Prandaj është marrë kjo masë që njerëzit të cilët nuk kanë mundësi sot të paguajnë qiranë për arsye edhe të punës që mund të kenë humbur, të mos dalin në rrugë. Asnjë nuk do ta shikojë familjen në rrugë, aq më tepër në kushtet e kësaj karantine”, u shpreh për Euronews Albania Ervin Bushati.

I pyetur për qiradhënësit, se si do të procedohet me ta për shkak se një pjesë e tyre jetojnë me të ardhurat që marrin nga banesat që kanë në pronësi, Bushati u shpreh se askush nuk do të mbesë pa u ushqyer në Shqipëri. Megjithatë sipas tij, i duhet dhënë përparësi atyre që janë më në nevojë, pra qiramarrësve.

Ai gjithashtu vlerësoi qytetarët shqiptar për faktin që nuk krijuan panik duke u dyndur nëpër supermarkete për të blerë ushqime, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në vende të tjera.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?