English

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën e Beogradin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

- Advertisement -

Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet e saj se Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë të martën në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.

Megjithatë burimet e BE-së kanë thënë se “do ta vazhdojnë punën intensive në kërkim të zgjidhjes” dhe se “derisa të mos arrihet zgjidhja, nuk do ta konsiderojnë këtë rund të dialogut si të përfunduar”.

Në Bruksel, diplomatët pranojnë se ka hapësirë për rritjen e tensioneve, prandaj edhe duan që të dyja palët të jenë të përgjegjshme, të kërkojnë zgjidhje dhe të evitojnë sjelljet që mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës.

Në BE e kanë përsëritur se “nuk duan të shohin në Kosovë, skena çfarë janë parë në fund të muajit korrik dhe fillim të muajit gusht”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×