English

Estonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Estonia ka thirrur ambasadori rus pas akuzave se një helikopter ka shkelur hapësirën e saj ajrore.

- Advertisement -

Një helikopter rus MI-8 dyshohet se ka hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë për 2 minuta të shtunën në mbrëmje pa marrë më leje.

Incidenti ka ndodhur në Koidula jo shumë larg qytetit rus, Pskov, sipas një komunikate të ushtrisë së Estonisë.

Kjo është shkelja e dytë e hapësirës ajrore që Rusia bën me Estonin brenda këtij viti.

Të premten, ambasadori rus në Danimarkë u thirr nga ministra e Jashtme pasi një anije ushtarake ruse shkeli dy herë ujërat e saj territoriale në Detin Baltik.

“I është komunikuar shumë qartë ambasadorit rus se ky veprim është plotësisht i papranueshëm”, tha ministri danez, Jeppe Kofod.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka shtuar se kjo metodë bullizimi nuk do të funksionojë kundër Danimarkës dhe nuk do të pranohet asnjë provokim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×