English

Ethet e Ligës së Kampionëve, Mançester Siti përballet me Real Madrid

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kampionët e La Liga-s Real Madrid do të takohen me kryesuesit e Premier Ligës Mançester Siti, në katër ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

- Advertisement -

Djemve të Pep Guardiola iu desh vetëm një gol kundër Atletikos në çerekfinale, ndërsa Real Madrid shuajti shpresat e Çelsit për t’u kthyer në majat e futbollit evropian.

“Është bukur të jesh në fazat e fundit të turneut me ekipet më të mira në botë. Tani na duhet të jemi vetëvetja, të jemi konkurrues dhe me shpresë të fitojmë dy ndeshje të jashtëzakonshme për të arritur në finale”, tha trajneri Pep Guardiola.

Por Siti-t do t’i duhet të bëjë pa Xhoao Kanselo, pasi portugezi mori paralajmërimin e tretë gjatë turneut në takimin e fundit.

Ndërsa Real Madrid nuk është i shqetësuar për pezullimet në ndeshjen e parë. Problemet e Ançeloti-t kanë lindur pasi David Alaba u largua pas një dëmtimi në kofshë kundër Osasunës.

Takimi i së martës do të pasohet nga ai i së mërkurës, ku do të jenë përballë Liverpuli me Vijarealin.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?