English

Etiketa shqip e konsumit të energjisë, gati projektligji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të gjitha pajisjet që konsumojnë energji do të kenë së shpejti një etiketë  të re në gjuhën shqipe, e cila do të saktësojë konsumin e energjisë, zhurmën, ose konsumin e ujit.

- Advertisement -

Për të jetëzuar këtë nismë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”  I cili prej 2 javësh është hedhur në konsultim publik me ekspertë dhe qytetarë.

Ai synon vendosjen në treg ose në shërbim të produkteve me ndikim në energji dhe dhënien e informacionit standard në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu qytetarëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.

Klasat e energjisë të përcaktuara në legjislacionin  në fuqi A (A+, A++ dhe A+++) në etiketat e produkteve në treg do të ndryshohen. Rregullorja e re e Bashkimit Europian për etiketimin e energjisë përcakton një shkallë të re krahasuese për klasat e energjisë nga A më efikase në G më pak efikase.

Do të jenë furnizuesit dhe tregtarët ata që do të përmbushin detyrimet e përcaktuara në këtë nisme ligjore lidhur me vendosjen apo shfaqjen e etiketave, markave apo simboleve në përputhje me këto karakteristika.

Përveç informacionit në lidhje me konsumin e energjisë së produktit, etiketat mund të ofrojnë gjithashtu të dhëna specifike për veçori të tjera përkatëse të përdorimit, të tilla si emetimet e zhurmës së produktit ose konsumin e ujit.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të jetë përgjegjës edhe për inspektimin e zbatimit të legjislacionit parësor dhe dytësor në fushën e etiketimit të energjisë për produktet me ndikim në energji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?