English

Eurodeputeti Fredi Beleri, padit në Gjykatën e Tiranës ish-Drejtorin e Arkivave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Tiranës, ku ka kallëzuar për shpifje ish-drejtorin e Arkivave, Ardit Bido.

- Advertisement -

Seanca aktualisht ndodhet në fazën përgatitore, ndërsa avokati i Belerit deklaroi se eurodeputeti vendosi të marrë pjesë personalisht, duke qenë se ndodhej në Tiranë.

Në seancën e pajtimit, Beleri nuk e tërhoqi denoncimin e tij dhe i është hapur rruga gjykimit të çështjes. Nga ana tjetër, Ardit Bido ka pranuar mundësinë e pajtimit, por ka refuzuar të tërhiqet nga deklaratat e tij publike, të cilat Beleri i konsideron si shpifje.

Në padinë e tij, Beleri ka pretenduar se Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe duke e lidhur atë me grupime ultra-nacionaliste greke. Jashtë gjykatës, Bido ka deklaruar disa muaj më parë se deklaratat e tij ishin të mbështetura nga fakte të pohuara nga studiues grekë.

Pas padisë Bido ka reaguar gjithashtu me një video-mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook. Sipas tij, padia e eurodeputetit Beleri, vjen si një sulm pasi u mësua se Ardit Bido do të kandidojë si depuet nën logon e Partisë Socialiste.

“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat

Fredi Beleri ishte “zhdukur” nga Tirana prej rreth 1 viti e gjysmë. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore – as për padinë që i kam bërë unë për shpifje, as për atë që ka bërë ai ndaj meje.

Por sapo mori vesh se unë kandidoj për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë, u shfaq papritur në Tiranë për të bërë show-n e radhës.
Ne do të shihemi në gjyq, dhe është mëse e sigurt që ai do ta humbasë dhe është mëse e sigurt që do të dënohet për shpifje. E vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale – e vërteta është e tillë, sepse është!
Unë jam Ardit Bido. Kam pasur qëndrimet e mia, kam qëndrimet e mia dhe do të kem gjithmonë qëndrime të lidhura me të vërtetën.
 Mirupafshim, Fredi!”,-shkruan drejtori i Arkivave, Ardit Bido.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?