English

Europa në krizë për aparate frymëmarrjeje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një kohë kur po përballet me rritjen e përhapjes së COVID-19, Europa ka përpara një sfidë të madhe, mungesën e aparateve respiratore që shërbejnë për të ndihmuar frymëmarrjen te personat që kanë probleme me mushkëritë.

- Advertisement -

Qeveritë europiane kanë intensifikuar kërkimin pasi mjekët dhe spitalet po përgatiten për një rritje të numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Italia, epiqendra e virusit në Europë, kërkoi katërfishimin e prodhimit mujor si dhe dërgoi forcat e armatosura për të ndihmuar, në mënyrë që të arrihej kuota e parashikuar.

Gjermania, një tjetër vend i goditur rëndë nga virusi, ka porositur një shtesë prej 10,000 aparatesh frymëmarrjeje nga një furnitor francez.

Ventilatorët- janë aparate të krijuara për të futur oksigjenin në mushkëri, tek pacientët të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje ose vuajnë nga sëmundje acute.

Këto aparate kanë rëndësi kritike për jetën e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Në Itali, personelit mjekësor i është thënë që të trajtojnë me përparësi pacientët me shanset më të larta për të mbijetuar, për shkak të mungesës së pajisjeve.

Prodhuesi i vetëm, Siare Engineering “ mund të prodhojë maksimalisht 500 aparatura në muaj.

Pak më pozitive paraqitet situata në Gjermani. Spitalet gjermane tashmë janë ndër më të pajisurit në Europë .

Sipas qeverisë, Gjermania ka rreth 28,000 shtretër nën kujdesin intensiv, nga të cilat 25.000 janë të pajisur me aparate frymëmarrjeje.

Franca, ku Presidenti Emmanuel Macron njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve nga e hëna për shkak të virusit, ka 5,065 shtretër të kujdesit intensiv të pajisur me ventilatorë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?