Shkencëtarët thanë se Europa është përballur me dimrin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i dhjetorit dhe deri në fund të shkurtit, temperaturat mesatare ishin 3.4 gradë Celsius mbi normat e krahasuara me vitet 1981-2010 dhe 1.4 gradë më e lartë se për vitet 2015-16.
“Në krahasim me dimrat e tjerë, i sivjetshmi ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë,” thotë Carlo Buontempo, drejtori i Copernicus. “Ne e shohim këtë variacion në tropik nga viti në vit, por i sivjetshmi me të vërtetë bie në sy si një dimër jashtëzakonisht i butë dhe i ngrohtë për Europën”.
Rritja e temperaturës nuk është vetëm për shkak të ngrohjes globale.
Të dhënat e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së, Copernicus, datojnë që në vitin 1855.
“Edhe vitet 1924-25 ishin të po ashtu të ngrohta, me disa gradë mbi temperaturën mesatare të atyre viteve. Kështu që mund të ndodhë që të ketë një variacion prej disa gradësh mbi mesataren dhe kjo pritet të ndodhë çdo 50-100 vjet. Janë të pazakonshme por janë pjesë e ndryshueshmërisë së natyrës”, thotë Buontempo.
?February #temperature highlights from #Copernicus #C3S:
?️Last month was the second warmest February in our record, globally and for Europe
?️This winter was by far the warmest on record for Europe, 1.4°C higher than next warmest winterMore detail➡️https://t.co/MnuywtxElS pic.twitter.com/WIcnOxE1k5
— Copernicus ECMWF (@CopernicusECMWF) March 4, 2020
Nxehtësia jashtë stine ka çuar në dështimin e korrjes së verës së akullit në Gjermani dhe ndodhisë së çuditshme të transportimit të dëborës me helikopter në një resort skish në Francë.
“Unë shoh që klima ka pasur ndikim mbi të gjitha aktivitetet tona, por kur sheh këto anomali të madhe atëherë e kupton me të vërtetë se çfarë do të thotë”, thotë Buontempo.