English

Europa u përball me një rritje të inflacionit në prill

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë muajit prill shtetet europiane janë përballur me një rritje te çmimeve ndikuar nga Covid 19 dhe lufta.

- Advertisement -

Inflacioni do të vazhdojë të përshpejtohet në muajt e ardhshëm në Francë, duke ndikuar në besimin e familjeve dhe fuqinë blerëse.

Instituti Kombëtar i Statistikave beson se “mburoja tarifore” për gazin, energjinë elektrike dhe “zbritja e çmimeve të karburanteve” vendosur nga qeveria kanë kufizuar dëmin.

Me një normë prej 5.4%, Franca është më pak e prekur krahasuar me disa shtete fqinje të saj. Sipas zyrës statistikore të Bashkimit Europian Eurostat, normat vjetore kanë arritur rekorde javët e fundit në shumë vende.

Duke filluar nga Estonia, me 19%, e cila ka rritjen më të lartë në Europë në muajin prill, duke vuajtur veçanërisht nga rritja e çmimeve të energjisë si vendet e tjera baltike.
Nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, ndikohen edhe Holanda dhe Gjermania që janë fuqi eksportuese.

Lufta në Ukrainë ngre dyshime për mungesën e disa produkteve ushqimore si vajrat bimore dhe drithërat, pasi Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhuesit më të mëdhenj.

Por është sektori i energjisë ai që po krijon më shumë tension, me një rritje prej 38% në prill për vendet e eurozonës.

Europa po përballet me çështjen e alternativave në rast të një embargoje totale ndaj gazit dhe naftës ruse.

Jashtë Europës probleme kanë edhe fuqitë e mëdha.

Shtetet e Bashkuara përjetuan në mars normën më të lartë të inflacionit në 40 vite ku shkaqet kryesore janë: çmimet e benzinës dhe mungesa e mallrave dhe e fuqisë punëtore.

Në Kinë, kurba e inflacionit po ndjek atë të epidemisë së Covid, ku vala e infeksioneve dhe politika zero-Covid kanë sjellur ndalesë në disa nga qytetet kryesore të vendit, si Pekini dhe Shangai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×