Ushtria izraelite u ka thënë njerëzve në më shumë se 20 qytete në Libanin jugor që të evakuohen menjëherë, duke thënë se “IDF nuk dëshiron t’ju dëmtojë”.
Në një postim në X, zëdhënësi Avichay Adraee paralajmëroi se kushdo pranë anëtarëve ose pajisjeve të Hezbollahut do të vinte jetën e tyre në rrezik.
“Çdo shtëpi e përdorur nga Hezbollahu për nevojat e tij ushtarake pritet të jetë në shënjestër”, tha ai.
Banorëve u është thënë të shkojnë në veri të lumit Awali për të shmangur çdo rrezik.
Më herët, forcat izraelite lëshuan një paralajmërim për njerëzit në Libanin jugor për shkak të “luftimeve të ashpra” në zonë.
Njerëzve u bënë thirrje që të mos lëvizin automjetet e tyre nga zona veriore në zonën jugore të lumit Litani.
LEXONI GJITHASHTU:
- IDF: 20 persona të armatosur të Hamasit u vranë
- IDF thotë se 104 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza