Evropa bëhet kreative për të nxitur vaksinimin e qytetarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në të gjithë Evropën qytetarët nxiten fuqimisht të vaksinohen. Në Britani të Madhe bëhet thirrje që të bëhet doza përforcuese pasi është vënë re rritje e të infektuarve me variantin Omicron.

Në Londër, një autobus po përdoret si një qendër vaksinimi. Autoritetet synojnë të ndjekin shembullin e SHBA duke reduktuar karantinimin nga COVID në vetëm 7 ditë, një masë kjo që pritet të lehtësojë presionin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

“Unë do t’i referohem gjithmonë këshillave shkencore. Sigurisht që do të ndihmonte në lehtësimin  e disa prej presioneve që ka  mbi shkollat, fuqinë punëtore  etj. Por unë do të ndikohesha  absolutisht nga këshillat e ekspertëve”, tha  Nadhim Zahawi, sekretari britanik për Edukim.

- Advertisement -

Në Spanjë, një rritje e riinfektimeve me coronavirus në dy javët e fundit ka tejkaluar numrin total të infeksioneve të dokumentuara gjatë pjesës së dytë  të pandemisë.

Ajo që quhet vala e gjashtë po fillon të rëndojë sistemin e kujdesit shëndetësor të Spanjës dhe shërbimet e tjera.

Edhe një herë është nevoja për t’u izoluar.

“Vetëm këtë javë pesë ose gjashtë kolegë janë infektuar, kështu që është e pamundur për departamentin të na dërgojë njerëz”, shprehet Sara Arassar, menaxhere e dyqanit.

Qyteti gjerman i Këlnit po ofron një përvojë të pazakontë vaksinimi duke mirëpritur fëmijët e moshës pesë deri në njëmbëdhjetë dhe prindërit e tyre në bordin e një Airbus.

“Mendoj se është një fushatë fantastike. Për fëmijët, është diçka krejtësisht ndryshe nga pediatria, dhe gjithçka është e organizuar shumë mirë këtu, gjithçka shkoi mirë. Shumë mirë!”, thotë Susanne Manitz, mësuese.

Ndryshe nga pjesët e tjera të botës, të cilat janë hapur pas fushatave të vaksinimit, Kina i është përgjigjur një numri të vogël të rasteve lokale me testime masive dhe bllokime të rrepta. Qyteti port kinez i Tianjin po synon të testojë 14 milionë banorët e tij brenda 48 orëve pas zbulimit të disa rasteve me coronavirus.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shpërthen makina në lëvizje, dëmtohen 4 anëtarë të një familjeje në Kamëz

4 persona, anëtarë të një familjeje janë dëmtuar lehtë pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen...

Topalli zbulon ditën e Berishës pas sulmit: Ja çfarë bëri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tregoi në “Now me Erla Mëhillin” aktivitetet e Sali Berishës pasi u godit me grusht në fytyrë nga...

Arben Ristani zbërthen Berishën: Pse i duhet revolucioni

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani thotë se mënyra e vetme për të rrëzuar qeverinë është revolucioni. Në emisionin Now në Euronews Albania, Ristani u shpreh se...

TË FUNDIT

“Sulm brutal, pamje të trishta”, Topalli revoltohet pas dhunimit të Berishës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cilësoi një sulm brutal atë të Berishës më 6 dhjetor. Në “Now me Erla Mëhillin” ajo tha se...

Spahiu hedh dyshimet e forta: Pse Ramiz Aliaj ka qenë pjesë e pazarit në vitet ’90

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ish-presidenti Ramiz Aliaj ka qenë pjesë e pazarit që solli ndryshimin e sistemit në vitet '90. Në emisionin Now në...

Sondazh

A mendoni se sulmi ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha ishte i planifikuar?
×