Lehtësimi i masave kufizuese, plani i vendeve të BE-së për të dalë nga kriza e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Qeveritë në mbarë Evropën kanë nisur përgatitjet për të lehtësuar kufizimet e lëvizjes dhe të aktivitetit tregtar për bizneset e mëdha e të vogla, të vendosura në pjesën më të madhe të kontinentit për të përmbajtur shpërthimin në masë të pandemisë së COVID-19. Megjithatë, një pjesë e këtyre kufizimeve që kanë paralizuar ecurinë normale të ekonomisë, do të vijojë të mbeten në fuqi për disa javë të tjera.

Franca, Spanja, Belgjika dhe Finlanda janë rreshtuar krahë disa vendeve të tjera Evropiane që kanë ngritur komitetin e tyre të ekspertëve për të ekzaminuar lehtësimin gradual të urdhërit “Qëndro në Shtëpi” jo vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset dhe institucionet arsimore. Ekspertët kanë për detyrë që këto masa t’i lehtësojnë pa shkaktuar një valë të dytë infeksioni e cila mund të rëndojë mbi supet e shërbimit shëndetësor.

Të dielën, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, njoftoi shtyrjen e bllokadës së vendit të tij deri më datë 26 Prill, por nga ana tjetër tha se kufizimet e vendosura për bizneset jo të domosdoshme, përfshirë sektorin e prodhimtarisë dhe ndërtimit, do të lehtësoheshin pas Pashkës.

Nga ana tjetër, ajo që Italia e quan “Faza e dytë e kufizimit në vend”, mund të nis muajin e ardhshëm. Kjo nënkupton se dita që vendi mund të nis aktivitetin e jetës së përditëshme dhe atë të biznesit është shumë pranë.

Kryeministri francez, Edouard Philippe tha ndërkohë se procesi i “hapjes” nuk kishte precedent, dhe do të ishte “kompleks në mënyrë të frikshme”, ndërsa shtoi se franca me siguri nuk po shkon drejt një procesi rihapje që do të ishte absolut kudo dhe për të gjithë.”

Danimarka, vendi që mori edhe hapin e parë në Evropë për të mbyllur aktivitetin dhe kufijtë, javën e kaluar u bë edhe vendi i parë që vendosi një afat kohor për lehtësimin e kufizimeve. Edhe Austria planifikon të hap bizneset ne vend javën e ardhshme.

Nderkohë Gjermania, ku niveli i rasteve të konfirmuara me COVID-19 dhe vdekjet e shkaktuara prej saj, është rritur gjatë ditëve të fundit, gjithashtu ka filluar përgatitjet e fazës së daljes nga kjo situatë, që do të ishte “e pranueshme për sa i përket politikës shëndetësore”.

Pak qeveri janë të gatshme të përcaktojnë një datë për lehtësimin e masave kufizuese. Kjo sipas një pjese e madhe ekspertësh, kërkon një shtim të kapacitetit të testimeve. Shumë qeveri të tjera ndërkohë janë të friksuara se shpërfillja apo minimizimi i mesazhit “qëndro në shtëpi”, do të bëjë dëmet e saj, sidomos në një kohë kur festa e Pashkës po afron, ndërsa temperaturat rriten dita ditës.


Etiketimet

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Kreu i grupit kriminal serb pretendon se ndodhet në Kosovë

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

TË FUNDIT

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Kreu i grupit kriminal serb pretendon se ndodhet në Kosovë

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...