Spanjë, një biznesmen vjedh 2 milionë maska me vlerë 5 milionë euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Të hënën autoritetet në Spanjë arrestuan një biznesmen pasi dyshohet për përfshirjen e tij në vjedhjen e dy milionë maskave në mes të pandemisë botërore të COVID-19”, raportoi qeveria e Galithias përmes një deklarate. 

Të gjitha materialet e vjedhura, ku përfshirhen mjete mjekësore dhe maska, llogariten të kenë një vlerë prej 5 milionë eurosh. Disa prej tyre i janë shitur shtetit fqinj Portugalisë, thuhej në deklaratë. Materialet shëndetësore janë ndarë nga kutitë dhe qeset plastike në mënyrë që të fshihej origjina e tyre. 

“Provat tregojnë se grabitja ka ndodhur gjatë kohës kur pandemia e coronavirus kishte përfshirë disa shtete dhe po konsiderohej si një krizë e shëndetit publik”.

Qeveria rajonale tha se autoritetet e arrestuan biznesmenin, i cili ishte parë përreth fabrikës dhe kohët e fundit “kishte pasur një takim me qytetarë portugezë”. 

Spanja shënon numrin më të lartë të vdekjeve në botë pas Italisë, por të dhënat tregojnë se më e keqja mund të ketë kaluar. Të hënën u raportuan 637 vdekje, 5 përqind rritje në total dhe më pak se gjysma e ritmit të regjistruar një javë më parë. 

Të hënën, numri total i rasteve në Spanjë shkoi në 135,032, më e larta në Europë dhe e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara.


Etiketimet

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Videoja e gjysheve në Tik Tok

Të moshuarat e një qendre ditore në Itali janë bërë të famshme në Tik Tok. Videoja tregon një mjek të pashëm që hyn në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER