Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Evropë i kalon 100 mijë, Italia dhe Spanja shënojnë ulje të numrit të viktimave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i personave të cilët kanë humbur betejën e tyre me SARS Cov2 në Evropë ka tejkaluar këtë të diel shifrën 100 mijë, ndërsa në total në rang global, janë 162 mijë e 45 të vdekur.

Aktualisht, sëmundja infektive ka prekur 2 milionë e 361 mijë e 482 persona në mbarë botën, 607 mijë e 342 prej tyre kanë arritur të shërohen.

Italia, vatra e nxehtë e pandemisë së COVID-19 në Evropë, të hënën, hyri në javën e saj të 7-të të mbylljes. Mbrëmjen e sotme, zyrtarët e mbrojtjes civile përditësuan të dhënat e personave të prekur me coronavirusin e ri dhe atyre të fatkeqësisht kanë humbur betejën e tyre me sëmundjen infektive gjatë 24 orëve të fundit. Situata në vendin fqinj duket se po shkon drejt një përmirësimit.

Gjatë ditës së sotme raportohet për 433 viktima dhe 3.047 persona që kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i viktimave nga nisja e pandemisë deri më sot ka arritur në 23.660 ndërsa ai i të infektuarve 178.972.

Ndërkohë që Spanja, një tjetër zonë e nxehtë e COVID-19 në Evropë, ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numrin më të ulët të viktimave, shifër që nuk ishte parë që nga data 22 marsi, kur nisi edhe shpërthimi i pandemisë.  Autoritetet shëndetësore në vend raportuan këtë të diel për 410 viktima, në krahasim me 565 të një dite më parë, duke e çuar numrin total të atyre që kanë humbur jetën si pasojë e SARS Cov 2 në 20.453.

Në total në Spanjë janë 195.944 të infektuar, nga 191.726 që u regjistruan të shtunën.


Etiketimet

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER