Italia përkujton 40-vjetorin e viktimave të Masakrës së Bolonjës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Të dielën, Italia ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Bolonjës të ndodhur 40 vite më parë, ku 85 persona humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur.

Kjo ngjarje është shënuar si sulmi më vdekjeprurës në Itali që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Më 2 gusht 1980, dhoma e pritjes së stacionit hekurudhor të Bolonjës u shkatërrua plotësisht nga një shpërthim i fuqishëm.

 

Dënimet për këtë sulm vijojnë ende sot e kësaj dite, duke nënkuptuar se mbetet e paqartë se kush fshihej pas këtij sulmi.

Asokohe, sulmet e të djathtës apo të majtës ekstreme ishin të zakonshme, periudhë e njohur në Itali si “Vite Plumbi”.  

Autoritetet më pas arritën në konkluzionin se pas sulmit qëndronte grupi fashist NAR, nën drejtimin e 21-vjeçares Francesca Mambro, së bashku me një tjetër grup të së djathtës ekstreme i njohur si “Pozicioni i Tretë”

Por sot e kësaj dite, Mambro pretendon se është e pafajshme. Zëra të tjerë thonë se sulmi erdhi si pasojë e një përplasje midis zyrtarëve të shtetit dhe terroristë të së djathtës ekstreme për të implementuar atë çka njihej si “Strategjia e Tensionit” në mënyrë që të mbanin komunistët lart pushtetit.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, i cili theksoi nevojën për “të nxjerrë në  dritë të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi”.

Në Janar 2020, Gilberto Cavallini, një ish-anëtar i NAR, u dënua për mbështetje logjistike të sulmit dhe mori masën burgim të përjetshëm.


Etiketimet

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...

TË FUNDIT

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...

Edhe 10 ditë bojkot për masat e sigurisë, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) ka vendosur këtë të mërkurë, zgjatjen e bojkotit për seancave e masave të sigurisë edhe për 10 ditë të...

Kurti: Po ecim me hapa të sigurt për realizimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se po ecin me hapa të sigurt drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. “Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të...