Studimi, mbipesha e politikanëve mund të jetë tregues i korrupsionit në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas një studimi të publikuar në korrik të këtij viti nga Pavlo Blavatskyy, hulumtues në Universitetin e Montpelierit në Francë, ku janë analizuar 15 prej ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, “sa më mbipeshë të jenë qeveritarët, aq më i korruptuar është vendi”.

Në studim janë përdorur të dhëna nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, ku raportohet se ish-shtetet sovjetike më pak të korruptuara janë Estonia, Lituania, Letonia dhe Gjeorgjia, ndërsa Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani renditen si më të korruptuarat.

Ministrat më mbipeshë janë pikërisht në shtetet më të korruptuara, ndërsa e kundërta paraqitet tek anëtarët e kabinetit të vendeve baltike dhe Gjeorgjisë.  

Nga ana tjetër, popujt e vendeve me ministra mbipeshë kanë tendencë të kenë një numër më të ulët të obezitetit në shoqërinë e tyre.

Blavatskyy ka përdorur teknologjinë për të ekzaminuar fotografitë e udhëheqësve të këtyre vendeve si dhe për të përllogaritur masën trupore e 299 ministrave nga 15 ish-shtete sovjetike.

Ashtu sikurse e tregon dhe grafiku, indeksi i masës trupore është i lidhur ngushtë me shkallën e korrupsionit, sipas të dhënave nga Banka Botërore dhe organizata jofitimprurëse Transparency International.  

Untitled 

 


Etiketimet

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Videoja e gjysheve në Tik Tok

Të moshuarat e një qendre ditore në Itali janë bërë të famshme në Tik Tok. Videoja tregon një mjek të pashëm që hyn në...

Ballkani po armatoset, Serbia e Kroacia, të parat për shpenzime ushtarake

Serbia do të shpenzojë këtë vit gjysmë miliard euro për armatime. Armë moderne, si sistemi anti-tank rus “Kornet” u prezantuan së fundmi nga presidenti...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER