Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, protesta në disa shtete evropiane

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka nisur të bëhet shqetësuese,” është kjo deklarata e Sekretarit Britanik të  Shëndetësisë Matt Hancock. Rreth tre mijë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në ishull ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në Britani ka rreth treqind mijë njerëz të prekur.

“Rastet e reja vihen re kryesisht mes të rinjve, por ne kemi parë edhe në vende të tjera në botë, dhe në Evropë, se ky niveli infektim tek të rinjtë çon në një rritje të numrit të rasteve në të gjithë popullsinë. Është e rëndësishme që njerëzit të mos lejojnë që kjo sëmundje  të infektojë gjyshërit e tyre dhe të sjellë problemet që pamë më herët gjatë vitit,” është shprehur Hancock.

Ndërkohë edhe në Francë raportohet për më shume se 7 mijë të infektuar në vetëm 24 orë. Në vend janë shtuar zonat e kuqe për shkak të rrezikshmërisë së infektimit. Në total në këtë listë janë rreth 28 rajone.

Unionet e studentëve dhe mësuesve në Spanjë janë duke protestuar për të kërkuar më shumë siguri për rikthimin në shkolla, kjo për shkak se në vend është raportuar për rritje të rasteve. Ata janë duke kërkuar një plan sigurie për rikthimin në klasa dhe një plan rikuperimi për arsimin publik. Më 22 dhe 23 shtator në Francë pritet të mbahet një protestë mbi këtë çështje.

Ndërsa në Itali me qindra protestues dolën në rrugët e Romës gjatë fundjavës për të kundërshtuar masat e qeverisë të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Kroaci po ashtu shumë persona filluan të kërcejnë në Zagreb, në formë proteste, për të shprehur pakënaqësinë ndaj masave strikte.

Lexoni gjithashtu:

Raporti për vaksinën ruse: Rezultatet e provave inkurajuese, por të pamjaftueshme

Spanjollët ndihen të alarmuar për situatën e pandemisë

BE propozon kritere të përbashkëta për lëvizjen e lirë

SHBA, vaksina kundër coronavirusit gati në nëntor

Etiketimet

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

TË FUNDIT

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?