Përpjekjet për një vaksinë anti-COVID-19, nis testimi edhe në Spanjë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Një spital në Madrid është përzgjedhur të jetë pjesë e testimeve për një vaksinë anti-COVID-19 Komopania “Johnson and Johnson” dëshiron të testojë efektivitetin e vaksinës  në një nga zonat më të prekura nga pandemia në Evropë. Testimi pritet të kryhet brenda disa ditësh.

“Ka motivime të ndryshme…por në fakt ka shumë vullnetarë të moshës 65-vjeçare që janë të dobët dhe kanë vendosur të marrin pjesë në provë në mënyrë që të marrin një vaksinë të mundshme sa më shpejt që të jetë e mundur, një mënyrë kjo për të mbrojtur veten para fillimit të dimrit”, është shprehur Alberto Borobia, koordinator në spitalin La paz në Madrid.

Kjo vaksinë edhe pse është ende larg për të qenë e disponueshme për publikun e gjerë, mund të sigurojë informacione të reja për mënyrat e mbrojtjes nga coronavirusi në Spanjë, një ndër vendet që u prek më shumë nga COVID-19 në Evropë.

“Në të vërtetë, fakti që ne do të kemi informacione në lidhje me popullsinë autoktone nga vendi ynë do të jetë shumë i rëndësishëm për sa i përket analizimit të të dhënave , për të provuar nëse ato janë me të vërtetë efektive  dhe për të mësuar më shumë mbi mënyrat që duhet të veprojmë”, shton Borobia.

Rreth 140 vaksina janë duke u testuar në botë. 30 prej tyre janë provuar tashmë tek njerëzit, por studiuesit besojnë se jo më shumë se dhjetë do të vërtetojnë efektivitet kundër COVID-19. Zakonisht duhen vite për të zhvilluar një vaksinë të sigurt, por disa mund të jenë gati vitin e ardhshëm”, raporton Jaime Velazquez nga Euronews.

Një nga vaksinat po zhvillohet nga kompania nga Astrozeneca. Testimi po kryhet në qytetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Infermierja Joan Pons është një vullnetare që do të marrë pjesë në testimet e vaksinës.

“Në raste shumë të jashtëzakonshme mund të prodhojë shok anafilaktik dhe vdekje. Zemra më ngriu kur firmosa këtë letër, por mendova. Cila është alternativa? Nëse nuk ka vullnetarë, nuk do të ketë vaksinë dhe nëse nuk ka vaksinë, virusi do të mbetet këtu midis nesh. Dhe mendova, jo, kjo nuk mund të jetë kështu, coronavirus duhet të marrë fund në një mënyrë ose në një tjetër”, ka thënë ajo.

Ndërsa studiuesit nxitojnë të gjejnë mbrojtje nga COVID-19, virusi vazhdon të përhapet në të gjithë Evropën. Por deri në momentin që një vaksinë të jetë gati, të gjithë duhet të luftojnë dhe mbrojnë veten me të njëjtat mënyra që prej muajit mars.

 

Lexoni gjithashtu:

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, protesta në disa shtete evropiane

OBSH: Prioritet vaksimini për më të rrezikuarit nga COVID-19

Raporti për vaksinën ruse: Rezultatet e provave inkurajuese, por të pamjaftueshme


Etiketimet

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Rikthimi i Radojçiç, ende asnjë reagim nga institucionet e Kosovës

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

TË FUNDIT

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Rikthimi i Radojçiç, ende asnjë reagim nga institucionet e Kosovës

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...

Berisha-mazhorancës: Pse s’guxoni të flisni për gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi një rezolutë të njerëzve me qëndrim të dyfishtë atë të mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Qeveria,...