OBSH: Europa duhet të përgatitet për rritje të viktimave nga COVID-19 në tetor e nëntor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Europa duhet të përgatitet për një rritje të numrit të viktimave nga COVID-19 në tetor dhe nëntor, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.


“Do të bëhet situatë e vështirë. Në tetor dhe nëntor do të shohim më shumë fatalitete”, tha Hans Kluge, Drejtori i OBSH-së për Europën.

Shumë vende në Europë ka nisur të vendosin kufizime për të kontrolluar përhapjen e SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, pas një shtimit të rasteve të reja prej disa javësh, edhe pse numri i viktimave është i qëndrueshëm.

Të shtunën, Franca regjistroi mbi 10 mijë raste të reja, hera e parë që prej fillimit të pandemisë.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, paralajmëroi të dielën se vendi është në prag të një vale të dytë dhe ka ashpërsuar masat për mbajtjen e maskës.

Po ashtu edhe Anglia ka prezantuar masa më të rrepta, duke përfshirë ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 6 personave, si në ambiente publike ashtu edhe private.

“Ka ardhur një moment kur shtetet nuk dua ta dëgjojnë këtë dhe e kuptoj fare mirë”, shtoi Kluge.

Ai tha se donte të jepte “një mesazh pozitiv” se pandemia “do të mbarojë në një moment apo në një tjetër”, por theksoi se vaksina mund të mos jetë ajo fija e shpresës që të gjithë po prisnin.

“E dëgjoj gjatë gjithë kohës, ‘Vaksina do të jetë fundi i pandemisë’ Sigurisht që jo!”, tha Kluge.

“Ne as nuk e dimë nëse vaksina do t’i vijë në ndihmë të gjithë grupeve të popullsisë. Kemi marrë disa shenja se mund të ndihmojë disa, por jo disa të tjera”, shpjegoi ai.

“Fundi i pandemisë do të jetë momenti kur ne si komunitet do të mësojmë sesi të jetojmë me të dhe kjo varet nga e ky është një mesazh pozitiv”.

 

Lexoni gjithashtu: 

“Do na duhet të mësohemi si të jetojmë me virusin” thotë Komisionerja e Shëndetësisë

A do të jenë moshat e reja përgjegjëse për rritjen e numrit të viktimave nga COVID-19

Përpjekjet për një vaksinë anti-COVID-19, nis testimi edhe në Spanjë






Etiketimet

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...


TË FUNDIT

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER