Lufta kundër homofobisë në Itali, propozohet ligji anti-diskriminim për personat LGBTI

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Itali pritet të votohet projekt-ligji, që ndalon çdo lloj forme diskriminimi apo krimi ndaj personave homoseksualë. Ky ligj, që mbron të drejtat njerëzore të personave që bëjnë pjesë në grupin LGBT+, mendohet të ndëshkojë aktet e homofobisë deri në katër vjet burg për personat përgjegjës.  

“24 vjet kanë kaluar që nga propozimi i ligjit të parë që lufton homofobinë. Në këto 24 vjet, parlamenti ka provuar gjashtë herë të pranojë një ligj dhe të gjitha herët ka dështuar. Në këto vite, diskriminimet dhe dhuna homofobike ka vazhduar të ndikojë në shumë persona, sidomos të rinjtë, vetëm për atë që ata janë apo dashurojnë. Homofobia apo fobi të ngjashme, i kanë rrënjët në kulturën konservatore dhe sot po ushqehet nga një debat politik gjithnjë e më shumë intolerant ndaj ndryshimeve”,  është shprehur Alessandro Zan, politikan i Partisë Demokratike në Itali.  

Megjithatë ky propozim ka sjellë kundërshtime nga opozita italiane, kryesisht nga parti si “Lega Nord” apo “Fratelli d’Italia”, të cilët shprehen se ligji është një sulm ndaj lirisë së fjalës. Matteo Salvini është shprehur gjatë një konference për shtyp se “Nuk ka asnjë diskriminim në Itali”.

Vetë Papa Francesko është shprehur pro kësaj çështjeje, duke thënë gjatë një dokumentari se “personat homoseksualë kanë të drejtë të kenë një familje”. Megjithatë, shumë nga Kisha Katolike janë shprehur kundër ligjit të propozuar.

Nëse ky ligj miratohet, personat homoseksualë do të jenë më të barabartë me të tjerët, si dhe do të çojë që shkolla të japë leksione për ndërgjegjësimin e nxënësve mbi  homoseksualitetin dhe homofobinë. Gjithashtu do t’i sigurojë një shumë prej 4 milionë euro në vit organizatave dhe fushatave që luftojnë homofobinë.

Lexoni gjithashtu:

Deklarata e Papa Françeskut, duartrokitje nga katolikët e LGBTI

Deklarata e Papa Françeskut, Karaj përplaset me Panon për familjet LGBTI: Unë flas me shkencë, ti me Bibël

Deklarata e Papës për martesat mes të njëjtës gjini, në Shqipëri rihapet debati

Etiketimet

Kurti dëshiron luftë dhe jo dialog, thotë Petkoviç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me deklaratatën e tij të...

Kina po përgatitet të na pushtojë, paralajmëron ministri i Jashtëm i Tajvanit

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu deklaroi se Kina po përdor stërvitjet ushtarake që nisi në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së...

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

TË FUNDIT

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

Sondazh