Irlanda 450 mijë euro gjobë Twitterit për shkelje të rregullave të ruajtjes së të dhënave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni irlandez për mbrojtjen e të dhënave personale gjobiti me 450 mijë euro Twitter-in për shkelje të ruajtjes së informacioneve sipas ligjeve të reja të implementuara nga Bashkimi Evropian.

Twitter u gjet në shkelje të rregullave të përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave në lidhje me një rast të pikasur në vitin 2018, kur përdorues të Twitter-it, të cilët i kishin private llogaritë, dhe postimet e tyre duhet të ishin të mbrojtura, e të pa-shikueshme nga ndjekësit e pa-miratuar, befas rezultoi se nuk i kishin të tilla.

Rasti ngjau kur një problem në sistemin e Twitterit, ndryshonte privatësinë e postimeve pa i vënë në dijeni përdoruesit që kishin celularë të sistemit Android në momentin kur ata përditësonin e-mail-in.

Komisioni irlandez tha se Twitter kishte shkelur rregulloren për faktin se kishte dështuar t’i njoftonte përdoruesit në kohë, dhe ky dështim bëri që shumë të dhëna, të cilat duhet të ishin private, të bëheshin të aksesueshme nga të gjithë.

Teksa zhvillimi teknologjik gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit ka qenë i vrullshëm dhe ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e jetesës, legjislacioni i BE-së nuk ka qenë në pararojë, sidomos në lidhje me rregullimin e marrëdhënieve në platformat e rrjeteve sociale, ku njerëzit priren të shpërndajnë dhe japin informacione, përfshirë këtu dhe të dhëna personale.

Së fundmi janë implementuar ndryshime në ligjet që mbrojnë të dhënat e përdoruesve në internet.

Nga ana tjetër dy paketa të quajtur “Akti i shërbimeve digjitale” (Digital Services Act) dhe “Akti i tregjeve digjitale” (Digital Markets Act), synojnë të ripërcaktojnë anën ligjore të tregtisë online dhe mbrojtjes së të dhënave.

Grupe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësimin se paketat ligjore mund të keqpërdoren dhe të kufizojnë lirinë e shprehjes. Ndërkohë nga ana tjetër këto dy paketa ligjore janë vlerësuar nga ndjekësit e zhvillimeve teknologjike, të cilët shprehen se tashmë BE-ja mundet t’u kundërvihen politikave të ndjekura nga gjigandët e tregtisë online, telekomunikacionit dhe rrjeteve sociale si Amazone, Google, Facebook, apo Twitter në rastet kur ata abuzojnë me të drejtat e qytetarëve.


Etiketimet

81% apo 92%? Ish-ministrja debaton me zv.kryetaren e PD për borxhin publik

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se niveli i borxhit publik është 80.1% dhe jo 84% siç deklaron Presidenti. Deputetja e PS tha se në...

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER