Franca do ndihmojë Eurostar, kompania hekurudhore është pranë falimentit si pasojë e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shteti francez është i gatshëm të ndihmojë financiarisht kompaninë hekurudhore Eurostar, e cila është pranë falimentit si pasojë e kufizimeve prej Covid-19.

Gjate seancës parlamentare të së enjtes, ministri francez i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari  deklaroi se kanë nisur bisedimet me qeverinë britanike mbi këtë çështje.

Linja hekurudhore “Eurostar” e cila lidh Britaninë e Madhe me Evropën është prekur ndjeshëm nga ndalja e udhëtimeve sikurse dhe nga Brexit.

“Sot ne kemi vetëm një udhëtim ditor midis Londrës dhe Parisit dhe një tjetër midis Londrës, Brukselit dhe Amsterdamit. Dhe këta trena po punojnë me 10% kapacitet të udhëtarëve. Prandaj situata është e komplikuar. Janë dhënë fonde që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate dhe tani qeveritë e Francës dhe Anglisë, të cilat janë të përfshira, po bisedojnë mes tyre”, u shpreh Jean-Pierre Farandou.

Kompania Eurostar ka kërkuar që të ketë akses në huat shtetërore ashtu si edhe kompanitë ajrore, dhe një ulje të përkohshme të taksimit nga linjat e shpejta hekurudhore.

Treni që përshkon Kanalin e Lë Manshit ka pësuar një rënie prej 95% të pasagjerëve gjatë pandemisë së Covid-19.

Drejtori Ekzekutiv i Eurostar, Zhak Damas shpreson që katër shtetet ku kompania ushtron aktivitetin e saj të koordinohen lidhur me kufizimet mbi numrin e udhëtarëve.


Etiketimet

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER