Kufijtë në zonën Schengen do të qëndrojnë të hapur, pritet të rikthehet karantinimi i udhëtarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 iKufijtë në zonën Schengen do të vijojnë të qëndrojnë të hapur, por liderët e Bashkimit Evropian kërkojnë që të reduktohen sa më shumë udhëtimet. Qëllimi kryesor është të mbahet nën kontroll përhapja e virusit pa qenë e nevojshme të pezullohen rregullat e lëvizjes Schengen.

Në vendet e cilësuara pika të nxehta të COVID-19, udhëtarëve do t’u kërkohet një test PCR dhe do të vendosin si masë të nevojshme edhe karantinimin e udhëtarëve.

“Në këtë situatë me të vërtetë serioze shëndetësore, të gjitha udhëtimet jo thelbësore duhet të dekurajohen me forcë si brenda vendi edhe jashtë kufijve. 

Në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme që tregu i përbashkët të vijojë punën. Pra, punonjësit thelbësorë të mallrave duhet të kalojnë kufijtë pa problem. Është me rëndësi të madhe.  Në lidhje me kufijtë e jashtëm do të propozojmë shtimin e masave të sigurisë”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar nga liderët e BE ishte strategjia e vaksinimit, ku janë shtuar shqetësimet ndaj kompanive farmaceutike  për vonesat në shpërndarje.

“Udhëheqësit duan që vaksinimi të përshpejtohet, dhe në këtë drejtim, angazhimet për dërgesat e bëra nga kompanitë duhet të respektohen.

Liderët rikonfirmuan se vaksinat duhet të shpërndahen në të njëjtën kohë dhe duhet të jenë në bazë të popullatës. Dhe ne riafirmuam nevojën për të pasur një monitorim afërt të procesit të vaksinimit. Të gjitha mjetet e mundshme do të shqyrtohen për të siguruar furnizim të shpejtë, përfshirë shpërndarjen e hershme për të shmangur vonesat”, u shpreh Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Propozimi më përçarës në samitin e BE erdhi nga një grup i vogël vendesh: ata kërkojnë një sistem të shpejt udhëtimi për ata që vaksinohen. Kjo, sipas tyre mund të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike. Kritikët argumentojnë se mund të shkaktojë diskriminim.


Etiketimet

81% apo 92%? Ish-ministrja debaton me zv.kryetaren e PD për borxhin publik

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se niveli i borxhit publik është 80.1% dhe jo 84% siç deklaron Presidenti. Deputetja e PS tha se në...

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER