Pas vonesave nga AstraZeneca BE kërcënon të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë unionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Brukseli kërcënoi të hënën se do të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë Bashkimit Evropian pas lajmërimit nga kompania britaniko-suedeze AstraZeneca se do të vonojë për disa javë furnizimet.


Kompania farmaceutike i tha Komisionit Evropian të premten se mund të ketë disa vonesa me realizimet e furnizimeve gjatë tremujorit të parë të këtij viti – një javë pasi Pfizer bëri të njëjtën deklaratë.

Bordi drejtues i BE-së – i përbërë nga zyrtarë të Komisionit dhe vendeve anëtare – zhvilloi një videkonferencë me zyrtarë të AstraZeneca-s pasditen e së hënës për ta diskutuar këtë çështje, por përgjigja e kompanisë nuk ishte e kënaqshme. Këtë gjë e njoftoi me një deklaratë për shtyp komisionerja Stella Kyriakides.

Një takim i dytë u zhvillua disa orë më pas në mbrëmje, pas së cilit Kyriakides tha se “BE do të ndërmarrë çdo lloj veprimi të mundshëm për të mbrojtur qytetarët e saj”.

Kyriakides tha se kompania po synon t’i furnizojë vendet e kontraktuara me “disa doza më pak” se sa qe dakordësuar më parë. Më pas ajo pranoi se kjo ishte e papranueshme duke shprehur se unioni kishte para-paguar zhvillimin e vaksinës dhe prodhimin e saj dhe se për këtë “kërkon të shohë rezultatin”.

BE ka kërkuar qartësi dhe transparencë në transaksionet rreth eksporteve të vaksinave dhe i ka kërkuar kompanive që të japin shpjegime dhe njoftime në pararojë për çdo sasi vaksinash që do t’u japin vendeve të treta. “Ngarkesat humanitare nuk do të preken,” – siguroi Kyriakides.

AstraZeneca ka një impiant prodhimi në Holandë, ndërsa Pfizer në Belgjikë.

BE ka siguruar rreth 2.3 miliardë doza vaksinash përmes disa para-marrëveshjeve të nënshkruara me gjashtë kompani farmaceutike, përfshirë këtu 300 milionë doza nga AstraZeneca.

Vaksinat e AstraZeneca-s mbeten ende të pa-miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila ka në plan për ta shqyrtuar këtë gjë më 29 janar.

BE nisi fushatën e vaksinimit në muajin dhjetor dhe deri më tani i ka besuar kryesisht vaksinave të prodhuara nga Pfizer/BioNtech dhe Moderna.

Sidoqoftë edhe furnizimet me vaksina të Pfizer në vendet e BE-së janë ngadalësuar dy javët e fundit dhe kjo pritet të vijojë deri në mesin e muajit shkurt. Kompania tha se ka ulur sasinë e dërgimeve me synimin për të rritur kapacitetet prodhuese, por kjo ka vënë nën trysni vendet anëtare të cilat po hasin kritika.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli me shefin e AstraZeneca Pascal Soriot të hënën në mëngjes, gjë që u konfirmua nga zëdhënësi Eric Mamer. Ky tha se Von der Leyen ia bëri të qartë kompanisë që të përmbushë detyrimet e marra për sipër nga kontratat përpara miratimit nga EMA pasi BE ka investuar sasi të mëdha parash në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese të kompanisë.

BE pret që kompania të gjejë sa më parë zgjidhje.

Sipas të dhënave të Our World in Data, prej 24 janarit, më pak se 8.5 milionë persona nga 450 milionë banorë që ka BE-ja, kanë marrë së paku një dozë prej dy që kërkohen për t’u vaksinuar.

Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca kanë vaksinuar secila nga më shumë se një milionë banorë, por Malta dhe Danimarka kanë vaksinuar më shumë në raport me popullsinë e tyre me 4.2 dhe 3.5 doza për çdo 100 banorë – mesatarja e BE-së është 1.89 doza për 100 banorë.






Etiketimet

10 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...


TË FUNDIT

10 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...

Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen NATO-s në dy muaj

Ambasadorja e SHBA-së, Julianne Smith ka thënë se Suedia dhe Finlanda mund t'i bashkohen NATO-s në "dy muajt e ardhshëm". Në një intervistë, ajo tha...

G7 ofron mbi 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Liderët financiarë të G7 kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 18.4 miliardë dollarë, raporton ‘Reuters’. Ministrat e Financave dhe guvernatorët e...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER