Për bletërritësin Patrick Murfet, i cili ka votuar për Brexit, por që tani është penduar, e gjithë kjo është një shkatërrim për biznesin e tij.
“Kam qenë në këtë biznes për dyzet vjet, dhe nuk e mendoja kurrë që do të hyja në një proces që është shkatërrues, jo vetëm për mua, por për të gjithë vendin”, tha Patrick Murfet.
Moti i ftohtë do të thotë që shumë nga bletët e tij nuk do të munden dot që t’i mbijetojnë dimrit.
“I kemi mbyllur pagesat për bletët që në mars të vitit të kaluar. Nuk mundet që thjesht të themi tani mjaft, tregtia mbaroi. Zakonisht blija 15 milionë bletë në Italinë e Jugut, dhe unë isha përgjegjës për atë faturë”, shton Murfet.
Plani i Patrickut është që të importojë bletët italiane nëpërmjet kufirit të hapur me Irlandën dhe ti transportojë ato përgjatë Irlandës së Veriut.
“Ata thanë që ato ose do t’i kthenim sërish mbrapa, ose do t’i shkatërronin dhe do të më hetonin për faktin që i kisha sjellë aty…”, shprehet ai.
Kjo është një çështje që ndikon vetëm bletërritësit.
Vetëm pak muaj më vonë, këto pemë që prodhojnë dardhë do të fillojnë që të lulëzojnë, por prodhuesit e frutave në Kent po shpresojnë që të vijnë bletët e Patrickut, pa të cilat prodhimi i tyre do të jetë 20% më pak produktiv.
Ndërkohë që numri i bletëve bie, nuk ka më interes ekonomik për fermerin, prandaj bletët duhen zëvendësuar. Është një shkatërrim- po kthehemi vite pas. Është padyshim fundi i industrisë së bletëve, sepse nuk mundet që të zëvendësojmë humbjet në zgjojtë e bletëve tona, është e pamundur…
Qeveria britanike thotë që është e ndërgjegjshme për këtë çështje dhe që po punon me administratë për të gjetur një zgjidhje. Plani i Patrick për të importuar nga Irlanda është akoma i vlefshëm.