Samiti i BE në Bruksel, katër çështjet që pritet të diskutohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një video-konferencë të enjten ku do të diskutojnë përhapjen e vaksinave, situatën epidemiologjike, marrëdhëniet e jashtme dhe strategjinë dixhitale të bllokut.

Marrëdhëniet transatlantike do të jenë gjithashtu në krye të axhendës, por këtë herë me një ndryshim. Presidenti Joe Biden do të bashkohet me takimin përmes një lidhje me video. Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së shpresojnë që ky të jetë momenti për të rindërtuar aleancën me SHBA, pas ‘trazirave’ me ish-presidentin Donald Trump.

COVID-19

Shpërndarja e vaksinave në Bashkimin Europian ka qenë nën kritika të ashpra për ritmin e saj mjaft të ngadaltë krahasuar me vendet e tjera perëndimore, si Britania e Madhe dhe SHBA, kështu që mënyra se si mund të shpejtohet kjo sigurisht do të jetë një nga pikat kryesore të bisedimeve, veçanërisht pasi disa vende evropiane janë goditur nga një valë e tretë e virusit.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen është vendosur të informojë udhëheqësit mbi përpjekjet e bllokut për të rritur prodhimin dhe furnizimin e vaksinave.

“Ne duhet të sigurojmë dërgesa të vaksinave në kohë dhe të mjaftueshme për qytetarët e BE,” tha von der Leyen.

“BE është krenare që është shtëpia e prodhuesve të vaksinave, të cilët jo vetëm u dërgojnë qytetarëve të BE, por eksportojnë në të gjithë globin”, tha ajo më tej.

Rusia

Në fillim të këtij viti, BE vendosi sanksione kundër zyrtarëve rusë të përfshirë në burgimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe kjo shkaktoi probleme në marrëdhëniet midis shteteve.

Udhëheqësit do të diskutojnë se si të ecin përpara në këtë, pasi njoftuan gjithashtu sanksione të reja këtë javë kundër Kinës dhe shkelësve të tjerë të të drejtave të njeriut.

Turqia

Situata në Mesdheun Lindor që përfshin Turqinë do të jetë gjithashtu një çështje kryesore.

Përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe Komisioni pritet të paraqesin një raport mbi marrëdhëniet BE-Turqi përpara takimit, i cili do të propozojë një rivendosje në marrëdhëniet me Presidentin Erdogan duke ofruar një rishikim të marrëveshjes së migrimit që mund të përfshijë një injeksion të ri të parave Evropiane.

Transformimi dixhital

Komisioni paraqiti strategjinë e tij dixhitale për dekadën e ardhshme në fillim të marsit, e cila përfshinte propozime për të siguruar që çdo qytetar të ketë qasje në internet, me shpejtësi të lartë në shtëpi ose në lëvizje deri në 2030. Po kështu dhe trajnim të paktën 80 përqind të të rriturit në aftësitë themelore dixhitale deri në fund të dekadës.

Etiketimet

Sofja dëbon 70 diplomatë rusë, Petkov: Punonin kundër interesave të Bullgarisë

Pa dhënë shumë detaje, kryeministri në ikje i Bullgarisë, Kiril Petkov njoftoi se po dëbonte nga vendi 70 diplomatë të akredituar në ambasadën ruse...

Zyrtari italian: Të gjendet një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi

Italia inkurajon dialogun Kosovë-Serbi dhe se për këtë çështje duhet të gjendet një zgjidhje. Kështu u shpreh nënsekretari Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë,...

Investitor strategjik për Pallatin e Brigadave, kthehet në pikë turistike

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të...

TË FUNDIT

Siria njeh si vende të pavarura rajonet pro-ruse, Luhansk dhe Donetsk

Siria ka vendosur të njohë zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donetsk. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore siriane...