Nga sot, 1 korrik, hyn në fuqi certifikata e gjelbër e COVID-19, e cila lejon që qytetarët e BE të udhëtojnë me më shumë lehtësi mes shteteve anëtare të unionit.
Dokumenti i BE, i cili përmban një kod, është tashmë i disponueshëm në formë digjitale në smartphone ose kopje fizike.
Kjo certifikatë dëshmon nëse udhëtari është vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga EMA, Pfizer, Astrazeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson, ka një test negativ, apo vërteton se është shëruar nga virusi.
Sipas ligjit të BE-së, certifikata ka për qëllim të heqë nevojën për karantinë ose prova të mëtejshme anti-COVID, kur udhëtohet midis 27 vendeve të BE-së.
Por, një rritje e të infektuarve me variantin Delta në shtetet evropiane, mund të shkaktojë një dispozitë “frenim emergjence” që pezullon pranimin e saj.
Gjermania ka njoftuar një ndalim të udhëtarëve që vijnë nga Portugalia, pasi varianti Delta është bërë dominues.
Po kështu, këtë javë, Portugalia, Spanja dhe Malta shtuan të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Britania e Madhe, duke theksuar vaksinimin e plotë për hyrje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Më 1 korrik qytetarët e BE-së mund të udhëtojnë nëpër bllok me anë të certifikatës digjitale
- Studimi i Oxford, përzierja e vaksinave Pfizer me Astrazeneca bën që imuniteti të përgjigjet më mirë