Në Itali pritet që qeveria të vendosë kufizime për ata persona që nuk janë të vaksinuar, duke përfshirë ndalimin e shërbimit në restorante të mbyllura ose hyrjen në klube të natës, palestra dhe stadiume.
Qeveria po shqyrton kufizimin e hyrjes në trena dhe fluturime të brendshme, ku mund të kërkohen prova të vaksinimit ose një test negativ i koronavirusit.
Rritja e të infektuarve, kryesisht me variantin Delta, ka nxitur thirrjet për vaksinime.
Partitë opozitare kundërshtojnë një plan të tillë duke nënvizuar se do të shkatërronte sektorin turistik.
Së fundmi në Itali janë raportuar 4,254 raste të reja dhe janë shënuar 21 viktma.
LEXONI GJITHASHTU: