Me qindra qytetarë protestuan dje jashtë parlamentit në Athinë duke kundërshtuar vaksinimet kundër COVID-19.
Protestuesit u përplasën edhe me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë më shumë se 1500 qytetarë.
Protestuesit mbanin në duar flamuj dhe kryqe, si dhe këndonin himnin kombëtar.
Ky është tubimi i dytë brenda një jave kundër përpjekjes së autoriteteve greke për të bindur qytetarët që të vaksinohen.
Një javë më parë, qytetarët protestuan kundër vendimit të qeverisë për të detyruar punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafin në azilet e të moshuarve, që të vaksinohen.
Më shumë se 4.7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në shtetin fqinj me 11 milionë banorë.
Infeksionet në Greqi janë rritur javët e fundit. Një ditë më parë, autoritetet raportuan pothuajse 3.000 raste të reja.
LEXONI GJITHASHTU: