Shifrat janë apokaliptike: Sardenja po paguan një nga kostot më të larta nga zjarret e verës. Rreth 20.000 hektarë janë djegur nga flakët: ullishta, pyje, vreshtat dhe ferma janë shkatërruar, shumë kafshë po ashtu janë djegur.
Por ka edhe më shumë dëmtime: zjarri midis Montiferru dhe Marghine, në pjesën perëndimore të ishullit, shkaktoi dëme të konsiderueshme në 500 koshere bletësh dhe 30 milionë bletë të edukuara në zonë, si dhe tek bletë e egra, të cilat janë themelore për biodiversitetin dhe bujqësinë.
“Ne e dimë se bletët janë pozitivisht përgjegjëse për 76% të pllenimit të kulturave ushqimore në Evropë, kështu që ne mund të imagjinojmë se çfarë mund të thotë një zjarr i tillë nëse nuk mbështetet nga prania e këtyre insekteve shumë të rëndësishme”, shprehet Annalisa Colombu nga ‘Legambiente Sardegna’.
Për të ndihmuar rritësit e bletëve, ‘Legambiente Sardegna’ ka nisur “Save the Queen”, një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon ripopullimin e territorit me bletë.
“Me 10 euro, ata që marrin pjesë në fushatë dhurojnë 3.000 bletë; me 80 euro, 24.000 bletë do të gjejnë një shtëpi”, thotw ambientalistja.
Ndërkohë, ‘Coldiretti’ shoqata e agrikulturës në Itali po i kërkon qeverisë rajonale të bëjë një regjistrim të dëmit në mënyrë që të kompensojë fermerët dhe mbarështuesit sa më shpejt. Sipas një vlerësimi të Shoqatës së Agronomëve të provincës së Cagliari, humbjet mund të arrijnë në një miliard euro. Sipas ‘Coldiretti’, do të duhen të paktën 15 vjet për të rindërtuar pyjet dhe bimësinë në brigjet mesdhetare ku verërat janë të thata e të nxehta.